Private Banking Relationship Manager

Only considering candidates eligible to work in Tirane, Albania ⚠️

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Të krijojë, mbajë dhe forcojë marrëdhëniet me klientët privatë të portofolit të caktuar, duke garantuar një nivel të lartë shërbimi, profesionalizëm dhe diskrecion.
  • Të arrijë objektivat komerciale, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e segmentimit të klientëve të Bankës.
  • Të identifikojë në mënyrë proaktive nevojat e klientëve dhe të ofrojë këshillim financiar të personalizuar, duke shfrytëzuar njohuritë në produktet bankare, investime dhe menaxhim pasurie.
  • Të përdorë mjetet dhe sistemet e Bankës për të monitoruar performancën e klientëve, për të planifikuar kontaktet, për të dokumentuar takimet dhe për të ndjekur veprimet pasuese.
  • Të tërheqë klientë të rinj përmes aktiviteteve të zhvillimit të biznesit, në përputhje me iniciativat strategjike të Divizionit Retail.
  • Të sigurojë saktësinë, përputhshmërinë dhe plotësinë e dokumentacionit të klientëve në portofol.

Aftesite dhe Kualifikimet

  • Minimumi 2 vite përvojë pune në sektorin bankar, në menaxhimin e klientëve te segmentit Private /Affluent.
  • Eksperiencë e dëshmuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët, me një qasje proaktive dhe të orientuar drejt zgjidhjes.
  • Njohuri shumë të mira të produkteve dhe shërbimeve bankare, përfshirë kreditë, depozitat, investimet dhe sigurimet.
  • Niveli i lartë i profesionalizmit, integritetit dhe diskrecionit, me aftësi për të ruajtur besimin dhe konfidencialitetin.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh, me aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me klientë me vlerë të lartë neto.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme është e kërkuar.

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Automatically Apply to Remote Finance Jobs!

Let our copilot automatically search & apply to remote jobs from all across the web.

Try it now
Intesa Sanpaologroup.intesasanpaolo.com

Leading Italian banking group offering extensive financial services globally.

Working Week

All our employees work a 4 day work week, 36hrs per week. at full pay.

  • Mon
  • Tue
  • Wed
  • Thu
  • 🏖️
    Fri

Our Vacation Policy

Our employees receive 34 vacation days annually, including public holidays, with additional leave for study and family reasons.

  • 34 days
  • 52 Fridays
  • 86 days off per year

Remote Working Policy

Our employees can work remotely for up to 120 days a year, with flexible working days.

Company Benefits

  • Health insurance
  • 401(k) company contribution
  • Transparent Salaries
  • Generous parental leave
  • Dentalcare
  • Company retreats
  • Equipment allowance
  • Life & Disability Insurance
  • Professional Development Budget
  • Yearly bonuses
  • Mental Health Support

Desirable Skills and Experience

  • Client relationship
  • Financial advisory
  • Communication
  • Teamwork
  • Independent work
  • Compliance monitoring
  • Documentation accuracy
  • Professional integrity

Share this job:

Report incorrect data

Let us know if the job has expired